Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken mbërrin në Arabinë Saudite

schedule15:13 - 8 Janar, 2024

schedule 15:13 - 8 Janar, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Arabinë Saudite, pjesë e turit të tij në Lindjen e Mesme. Ai do të vizitojë qytetin e vogël e të lashtë AlUla për bisedime me princin e kurorës Mohammed bin Salman, përpara se të udhëtojë për në Izrael.

Rikujtojmë se Sekretari amerikan i Shtetit u takua ditën e djeshme me mbretin dhe ministrin e jashtëm të Jordanisë. Ai vizitoi një depo të Programit Botëror të Ushqimit në Aman, si pjesë e misionit diplomatik në Lindjen e Mesme për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, në të gjithë rajonin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!