Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër terrorizmit

schedule22:55 - 27 Shtator, 2024

schedule 22:55 - 27 Shtator, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nga New York ka folur për krizën në Lindjen e Mesme. Blinken theksoi se Izraeli po krijon një mjedis të sigurt me qëllim që t’i mundësojë njerëzve që të kthehen në shtëpi.

Gjithashtu ai u shpreh se Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër terrorizmit.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër terrorizmit. Zgjedhjet që do të bëjnë të gjitha palët në ditët në vijim do të përcaktojnë se në cilën rrugë do të shkojë ky rajon. Por dua të nënvizoj se rruga për të ecur përpara është vetëm përmes diplomacisë”, ka thënë ndër të tjera Blinken.

/abcnews.al/