“Kriza me Kryemadhin, komedi”/ Avokati Beqiri: Kërcënimet e Metës ndaj SPAK, mafioze. Tokën e shtetit ia shiti një polici

schedule23:40 - 18 Prill, 2024

schedule 23:40 - 18 Prill, 2024

Avokati Idajet Beqiri se kriza mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, nuk është gjë tjetër veçse një komedi.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Meta ka njerëz brenda SPAK dhe është i informuar se po përgjohet dhe po kryhen hetime ndaj tij.

Lidhur me pallatin e nënës së Monika Kryemadhit, Beqiri deklaroi se tokën e shtetit, ia shiti një polici dhe më pas atij ia bleu vjehrri.

“Problemi është që ky personi, në momentet e krizës kundër tij dhe kur ka patur goditje të rënda kur tij, i ka përcjellë me veprime duke dalë jashtë çdo lloj norme, morali. Ndaj Altin Dumanit, ky e ka sepse është njeri që ka brenda SPAK njerëz të tij, e ka thënë hapur një gjë të tillë, këta janë bishti i Ilir Metës që e informojnë atë për çdo gjë që ndodh aty. Ka informacion dhe ka marrë vesh, se po përgjohet, se në selinë e tij janë vënë përgjues, pra, ai e ka marrë vesh po bëhen hetime për krimet që ka kryer. Dosjen më të nxehtë për CEZ DIA e ka Dumani. Ky është teatër, mendoj se do t’ia hedhë SPAK.

Do që të marrë Partinë e Lirisë dhe të dorëzojë gruan e vet në SPAK. I bindur se ndaj një gruaje nuk mund të jepet arrest me burg, por arrest në shtëpi, se do të përfitojë nga raporte mjekësore, përfiton nga amnistia, ai po bën një ndarje artificiale. E bën që të shpëtojnë pasuritë që kanë grabitur. Kërcënimet e tij, fjalori i tij, nuk janë politike, por mafioze. Ato janë kanosje, krime. I kërcënon edhe me jetë ata.

Ajo tokë ishte e shtetit. Ilri Meta futi një polic, blije tha. Iliri ia shiti policit tokën e shtetit, polici ia shiti vjehrrit. Ilir Meta bëri shtëpinë e vet. Njëra nga dhomat, ishte dhoma e dollarëve. Fqinjët e kanë parë, dhoma u mbush me dollarë. Nga ajo shtëpi aty, u ngrit pallati, por me tokën e shtetit. Kemi prova dhe mjaft dëshmitarë okularë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!