Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza humanitare/ Britania njofton paketë të re mbështetje për Gazën

schedule15:34 - 21 Maj, 2025

schedule 15:34 - 21 Maj, 2025

Situata humanitare në Gaza vazhdon të mbetet tejet shqetësuese. Gjendja është përkeqësuar edhe pasi ndihmat dhe se furnizimet janë bërë në mënyrë shumë të ngadalta duke bërë që të mbërrijnë me shumë vonesë te civilët.

Ndërkohë Britani ka bërë një reagim duke njoftuar një tjetër mbështetje financiare, për Gazën që arrin sipas mediave ndërkombëtare në 4 milionë paundë.

Qeveria thotë se paketa do të mbulojë ilaçet dhe furnizimet mjekësore thelbësore për deri në 32,000 njerëz, ujë të pijshëm të sigurt për deri në 60,000 njerëz dhe pako ushqimore për deri në 14,000 njerëz.

Paratë do t’i jepen Kryqit të Kuq Britanik për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza përmes partnerit të tij, Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Në një reagim të saj ministrja britanike Jenny Chapman tha se Britania është treguar e qartë në reagimin e saj, “Mbretëria e Bashkuar është e qartë, Izraeli nuk do të arrijë siguri duke shtuar vuajtjet e popullit palestinez”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!