Kriza financiare, Infantino: FIFA ka para, do ia dalim së bashku!

schedule14:18 - 11 Prill, 2020

schedule 14:18 - 11 Prill, 2020

Futbolli është në krizë totale, por në FIFA janë të bindur që do ta kalojnë këtë moment të vështirë. Qeveria e futbollit botëror ka rezerva financiare dhe presidenti Gianni Infantino ka premtuar se do të ketë ndihmë për të gjithë.

“FIFA gëzon një reputacion të mirë në tregjet financiare. Kjo na ka ndihmuar të konsolidojmë një themel të forta me të ardhura të mëdha. Rezervat tona nuk janë para të FIFA-s. Paratë janë të futbollit.

Kështu që kur futbollit i duhen, duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë për të ndihmuar. Është përgjegjësia dhe detyra jonë. Duhet ta dini që do ta gjejmë zgjidhjen së bashku. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm dhe bota do të dijë se ku shkojnë parat, njëlloj e rëndësishme është edhe pse do të shkojnë atje.

Jam i bindur se, nëse të gjithë japin kontributin e tyre në mënyrë pozitive dhe interesi global do të vihet mbi atë individual, e ardhmja jonë mund të jetë më e mirë se e kaluara, si dhe do të jemi më të përgatitur për kohërat në vazhdim.

Jam i bindur që futbolli do të luajë një rol kyç për t’i bërë sërish njerëzit bashkë, kur të jemi të sigurt për të luajtur sërish. Le të përgatitemi për atë  moment. FIFA është me ju në këtë periudhë të vështirë! Së bashku do të fitojmë”, deklaron Infantino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!