Kriza energjitike, Shano në “Abc Live”: Nuk është situatë ndryshe nga vitet e tjera, çmimet rriten nën presion

schedule12:14 - 6 Tetor, 2021

schedule 12:14 - 6 Tetor, 2021

Analisti Dritan Shano komentoi në studion e “ABC live” krizën energjitike ku kryeministri Edi Rama disa ditë më parë paralajmëroi se po vjen në Shqipëri dhe mund të pasohet me rritje të mëdha çmimesh.

Sipas Shanos, kjo situata nuk është ndryshe nga vitet e tjera ku vendi vuajti nga thatësirat dhe për pasojë nuk shiti dot energji. Më tej ai ka shtuar se deri para pak kohësh Shqipëria po shiste energji dhe situata nuk është alarmante.

“Nuk është situata ndryshe nga vitet më parë ku nuk kishim reshje. Kemi blerë energji. Ka qenë një vit i mirë. Deri para pak kohësh edhe po eksportonim energji. Pa pritur kryeministri del dhe thotë se është krizë energjitike. Në planin e vet thotë që do jemi superfuqi në Ballkan për energjinë. Çmimin e rrit ERE nuk e rrit qeveria. ERE e ka rritur çmimin nën presionin e qeverisë.”

“Duhet të jesh dru të mos e parashikosh këtë gjë. Nuk do e lësh pa energji popullin duhet të nxjerrësh para nga buxheti i shtetit. Pasi niveli i borxhit nuk lë më hapësirë buxhetore. Kryeministri e ka demonstruar vullnetin për PPP.” tha mes të tjerash Shano. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!