Kriza energjitike, Ahmetaj: Për pak ditë publikojmë paketën mbështetëse

schedule13:18 - 6 Tetor, 2021

schedule 13:18 - 6 Tetor, 2021

Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj  pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, duke folur për krizën energjitike që u paralajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama, tha se brenda javës  do të publikohet një paketë mbështetëse për qytetarët dhe bizneset e vogla. Ahmetaj ka theksuar se kjo paketë ndihmës do shpjegohet nga vetë kryeministri Edi Rama, që sipas të cilit pritet që t’i bëjë ballë krizës energjitike.

Sipas Ahmetaj në kryeministri është ngritur një grup monitorimi për situatën aktuale. Nga të dhënat e mbledhura do të merren masa për zbutjen e goditjes që pritet të sjellë kriza energjitike.

A do ketë pezullim të taksave? Ulje të TVSH?

“Çmimi i energjisë elektrike nuk po rritet. Në po e monitorojmë dhe Kryeministri do dali me paketë të plotë. Është paketë mbështetëse për konsumatorin dhe biznesin e vogël. Sot është marrë një vendim për shpronësimin për rindërtimin në Kombinat. Kemi zgjatur dhe shumën e qirasë për të gjithë familjet që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. Do u japim familjeve të dëmtuara shumën e plotë të qirasë që kemi filluar.” tha Ahmetaj.

Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili para tre ditësh me një deklaratë publike paralajmëroi rritje të çmimeve të karburanteve për shkak të krizës energjitike që po kalon sipas tij bota.

Sipas Ramës çmimet do të jenë marramendëse dhe ndikimin më të madh do e ketë në jetën e familjarëve dhe bizneseve.

Rama tha kushtet klimaterike po ndikojnë në këtë krizë energjetike, por për kreun e e PD-së, Lulzim Basha, përgjegjës për pasojat në vendin tonë, është vetë qeveria.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!