Kriza energjetike, ekonomisti: Është çështje e sigurisë Kombëtare, si mund të lehtësohet

schedule12:34 - 4 Tetor, 2021

schedule 12:34 - 4 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se bota po përballet me një krizë të re, atë të energjisë, që do të prekë edhe Shqipërinë. Përmes një mesazhi drejtuar shqiptarëve, Rama tha se në aspektin ekonomik e social kriza energjetike, që sapo ka nisur të japë shenjat e saj në tregjet e mëdha të botës ka një energji negative që mund të ketë efekte po aq tronditëse mbi jetën e familjeve bizneseve e shoqërisë.

Duke folur lidhur me këtë çështje në “ABC Live”, ekonomisti Majlind Lazimi ka thënë se rritja e çmimeve do të kishte një spirale inflacioni që sipas tij do të sillte rritjen edhe të produkteve të tjera.

Sipas Lazimit, në nivel global është shpallur një agjendë për të shmangur karbonin dhe çlirimin e dioksidit të karbonit dhe deri në 2050 synon që të mos karburantet të mos jenë më burim energjitik. Kjo sipas Lazimit do të sjellë një tranzicion të vështirë tek burimet energjitike të ripërtëritshme, siç janë dielli, era apo uji.

“Furnizimin me gaz duhet ta kishim se kemi bashkëpunim me TAP. Në nivel global është shpallur agjenda e dekarbonizmi. Karburante deri në vitin 2050 duhet të mos jenë burime energjitike. Janë mbyllur termocentral siç ishte ai në Gjermania. Energjia e rinovueshme ka një pamjaftueshmëri. Tranzicioni nga burimet fosile në burime të ripërtëritshme është i dhimbshëm. Thënë ndryshe është gjendur pa përgatitur në nivel global se pati një rikthim në normalitet shumë shpejt. Së dyti Kina ka prerë financimin me qymyr. Agjenda për ambient të pastër edhe Kina ka rritur për gaz të lëngshëm dhe po shmang qymyrin. Çmimi është rritur në treg ndërkombëtar. Por ajo që quaj të paarsyeshme është fakti që ne të rrisim çmimin për konsumatorin final. Se Shqipëria ka marrë energji 4 fish më shumë se vitin e kaluar nga importi. Duhet ulur taksat. Se do ketë rritje çmimi dhe është nj spirale që rrit edhe çmimet e produkteve të tjera. Do ishte katastrofike për xhepat nëse çmimi të përshkallëzohej. Qeveria duhet të buxhetojë. Kostoja do paguhet përmes taksapaguesve. Rritja e çmimeve do kishte spirale inflacioni. Nëse kostoja do shkojë tek bizneset do jetë spirale dhe do të shkojë edhe do jetë spirale.” tha Lazimi.

Një lehtësim të krizës, Lazimi sheh edhe rritjen e prodhimit të energjisë vendas, sipas tij nëse do bie shi, vendi ka mundësi që të shesë energji.

“Shpresojmë që të bie edhe shi. Të rritet prodhimi vendas. Absolutisht deri në 6 muajt e parë ne ishim eksportues. Problematike është se ne shesim kur çmimi është i lirë kur ka teprica. Kur ka prodhim më shumë se nevojitet. Por në thatësira importojmë me çmime më të shtrenjta. Duhen investime ne solar dhe në erë. Nuk janë mjaftueshëm. Se nëse s’bie shi ka diell, nëse s’ka diell ka erë.”

Mes të tjerash, Lazimi është shprehur se e shikon të nevojshme një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, për të diskutuar me ekspertë dhe me prodhues në mënyrë që të shmanget rritja e çmimeve.

“Duhet negociuar që kapacitetet me prodhuesit më të mëdhenj ti mbajmë për vendin. Ne nuk kemi rezerva. Do të thotë, kur kemi prodhim të lartë nuk kemi ku ti mbajmë. Çdo tepricë nuk ka mundësi të mbahet por në atë kohë ka çmim shumë të ulët. Por kur ka konsum dhe thatësirë rritet shumë çmimi. Duhet të kemi me Kosovën kombinim. Se tepricat e Kosovës ti kemi ne të shfrytëzueshme. Duhet të kishim filluar investime për energjinë alternativë.”

“E shoh të nevojshme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Për të pasur një mbledhje me ekspertë me prodhues. Dhe të kemi një plan të mirë menduar. Se është çështje e sigurisë Kombëtare dhe mund të jetë vonë” tha Lazimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!