Kriza ekonomike, protestuesit në Sri Lanka djegin shtëpitë e kryeministrit të dorëhequr dhe deputetëve

schedule08:36 - 10 Maj, 2022

schedule 08:36 - 10 Maj, 2022

Turmat e zemëruara në Sri Lanka kanë djegur disa shtëpi që i përkisnin zyrtarëve në pushtet dhe deputetëve, pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit ditën e djeshme. Kryeministri dha dorëheqjen mes protestave masive kundër trajtimit të krizës ekonomike nga qeveria e tij, BBC.

Por kjo nuk arriti të qetësonte demonstruesit, të cilët u përpoqën të sulmonin rezidencën e tij zyrtare ndërsa ai ishte ende brenda. Shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 190 janë plagosur që nga e hëna.

Shtetrrethimi në të gjithë vendin është zgjatur deri në mëngjesin e së mërkurës. Ata janë duke bërë thirrje që presidenti Gotabaya Rajapaksa, vëllai i Mahinda, të largohet nga detyra, pas javëve të përshkallëzimit të demonstratave mbi rritjen e çmimeve.

Demonstruesit sulmuan mbështetësit e qeverisë, duke synuar gjithashtu deputetët e partisë në pushtet. Ndërsa nata vazhdoi, turma protestuesish në të gjithë vendin dogjën shtëpitë që i përkisnin Rajapaksas, ministrave dhe deputetëve të ndryshëm.

Kjo përfshinte një shtëpi të kthyer në një muzenga Rajapaksas në fshatin e familjes në Hambantota në jug të Sri Lankës. Pamjet e postuara në mediat sociale treguan shtëpitë e përfshira nga flakët ndërsa njerëzit brohoritnin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!