Kriza ekonomike, formohet qeveria e re në Liban

schedule07:35 - 22 Janar, 2020

schedule 07:35 - 22 Janar, 2020

Pas protestave që shpërthyen në Liban për shkak të krizës ekonomike dhe politikës së qeverisë për taksat, tashmë është arritur të formohet një qeveri e re me kryeministër Hassan Diab. Ai doli në pah me mbështetjen e organizatës shiiite Hezbollah dhe aleatëve të tij politikë.

Presidenti libanez, Michel Aoun u takua në rezidencën presidenciale Baadba me kreun e Parlamentit, Nebih Berri dhe Diab të cilin e kishte ngarkuar me detyrën për formimin e qeverisë së re.

Pas takimit, në një konferencë për media në rezidencë, Diab ndau me opinionin publik listën e kabinetit të përbërë nga 20 persona. Ai tha se kabineti përbëhet nga teknokratët dhe se ata do të punojnë për ligjin e ri zgjedhor.

Duke thënë se Libani po kalon në një periudhë të vështirë dhe se ai po përpiqet deri në krijimin e një qeverie me cilësitë për të shpëtuar vendin për herë të parë në historinë e tij, Diab i cilësoi si “revolucionarë” protestuesit të cilët siguruan realizimin e kësaj.