Kriza e Realit, Modric: Bëjmë të njëjtin gabim, fitojmë ndaj M’Gladbach

schedule16:54 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 16:54 - 2 Dhjetor, 2020

Real Madrid humbi sërish ndaj Shakhtar Donetsk në Champions League. Skuadra ukrainase fitoi 2-0 në shtëpi mbrëmjen e kaluar (u mposht 2-3 edhe në shtëpi) dhe çështja e kualifikimit në grupin B është bërë një mister i madh.

Të katër ekipet, duke përfshirë edhe M’Gladbach dhe Inter, janë në garë për kalimin më tej. Reali pret M’Gladbach në Madrid në sfidën e fundit të grupit dhe fitorja është alternativa e vetme për t’u kualifikuar.

Luka Modric flet rreth gjendjes së vështirë që që po kalojnë “Los Blancos”, të cilët u mposhtën edhe në fundjavë në La Liga, 1-2 kundër Alaves. “Kemi edhe një ndeshje, e kemi treguar se fitojmë kur na duhen tre pikët.

Gjithsesi, në këtë moment nuk vlejnë fare fjalët. Nuk po shfaqemi të qëndrueshëm, na mungon ajo rregullsi që kemi pasur gjithmonë. Luajmë një ndeshje të bukur, më pas zhvillojmë dy takime të shpifura, teksa bëjmë një tjetër ndeshje shumë të bukur.

Duhet të përmirësohemi. Kur ekipi kundërshtar merr kontrollin e ndeshjes, ne nuk reagojmë mirë. E humbasim besimin dhe nuk luajmë më si më parë. Duhet ta ndryshojmë këtë gjë, duhet të jemi edhe më cinikë përpara portës. Krijojmë, por vuajmë për të dërguar topin në rrjetë.

Më pas nervozohemi kur pësojmë gol, kjo na ndodhi edhe ndaj Shakhtar Donetsk. Po kalojmë një situatë të vështirë, por do të japim gjithçka për të fituar ndaj M’Gladbach“, përfundon kroati. /abcnews.al