Chrissy Teigen ka ndryshuar papritur look, duke i lënë pa fjalë fansat e saj. Megjithatë, modelja ka eksperimentuar në mënyrën më të sigurt, me paruke.Ajo vendosi një paruke ngjyrë gri gjatë fundjavës, teksa i cilësoi me shaka si “flokët e moshës së mesme”.
Kjo nuk është hera e parë që modelja pozon me nuanca të përkohshme të flokëve, pasi në Janar ajo provoi flokët e gjata lejla. Kujtojmë që Teigen ka kaluar një periudhë të vështirë pas humbjes së fëmijës së saj të tretë.
Pak ditë më parë, ajo mori vendimin e largimit nga Twitter. Kjo vjen pas 10 vitesh përdorimi, dhe arsyeja që hoqi dorë ka të bëjë me reagimet e njerëzve ndaj saj. “Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative”, u shkreh Teigen. /abcnews.al