Kriza e klimës ndryshon pamjen e Antarktidës, nga e bardhë në jeshile

schedule15:56 - 20 Maj, 2020

schedule 15:56 - 20 Maj, 2020

Antarktida është kontinenti më i veçantë në të cilin jetojnë lloje të ndryshme të algave, të cilat rriten në dëborën me baltë dhe thithin dioksidin e karbonit nga ajri.

Kohët e fundit përhapja e algave po u jep pjesëve të kontinentit të ngrirë një nuancë gjithnjë e më të gjelbër. Rritja e temperaturave të shkaktuara nga ndryshimi i klimës po ndihmon formimin dhe përhapjen e “borës së gjelbër”, e cila po bëhet aq e bollshme në vendet saqë madje është e dukshme nga hapësira, sipas studimit të ri të botuar të sot.

Në kuadër të të dhënave të siguruara prej dy vitesh nga sateliti Sentinel 2 i Agjencisë Hapësinore së bashku me vëzhgimet në terren, një ekip hulumtues nga Universiteti i Kembrixhit ka krijuar hartën e parë të lulëzimit të algave në bregdetin e Gadishullit, bëjnë me dije mediat ndërkombëtare.

Tani ne kemi një pikë referimi se ku gjenden lulet e algave dhe ne mund të shohim nëse ato do të fillojnë të rriten në të ardhmen ashtu siç sugjerojnë modelet”, tha Matt Davey nga Departamenti i Shkencave të Bimëve në Universitetin e Kembrixhit.

Ekipi llogariti që algat në gadishull aktualisht thithin nivele të CO2 me ekuivalentin 875,000 makinave.

E gjelbra nuk është pika e vetme e ngjyrave në Antarktidë. Studiuesit po planifikojnë të kryejnë studime të ngjashme për algat e kuqe dhe portokalli, megjithëse janë më të vështira për t’u hartuar nga hapësira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!