Liverpool humbi 0-2 përballë Everton, disfatë që ka tërbuar tifozët e kampionëve të Anglisë. Derbi mbetet derbi dhe humbja nuk pranohet lehtë, teksa ishte ndeshja e katërt radhazi që “The Reds” nuk marrin pikë në kampionat.
Jurgen Klopp analizon përballjen kundër skuadrës së Carlo Ancelottit, që fitoi në mitikun “Anfield” pas 22 viteve. Trajneri i Liverpool e vë gishtin te mungesa e qetësisë, sidomos në rastet e krijuara përpara portës kundërshtare.
“Na mungoi qetësia në finalizimin e aksioneve. Evertoni u mbrojt shumë mirë, ata luajtëm me pasion dhe u bazuan te mbulimi një kundër një. Pavarësisht kësaj, kishim disa situata kur dolëm të lirë në zonën kundërshtare, por nuk ia dolëm të shënonim.
Duhet të ishim mbrojtur më mirë te goli i parë, por iku tashmë. Penalltia e Sigurdsson? Nuk ishte aspak vendimtare. Ishte vonë, edhe po të mos akordohej ajo penallti ne do të kishim humbur 0-1.
Nga ana e krijimit të rasteve bëmë mirë, pamë një futboll shumë të bukur, patëm momente shumë të mira. Në pjesën e dytë e ndërruam formacionin. Donim të shënonim, patëm shanset tona me Mane dhe Firminho, por nuk ia dolëm“, deklaroi trajneri gjerman. /abcnews.al