Deputetja e Partisë Demokra6ike Jorida Tabaku ka kritikuar paketën e qeverisë për të përballuar krizën e qeverisë. Në një deklaratë për mediat së bashku me deputetin Arbi Agalliu, Tabaku e quajti paketën e prezantuar dje si gjysmake.
Tabaku u shpreh se vendimet e qeverisë për këtë situatë duhet të ishin marrë para një viti. Ajo kërkoi të pezullohen tenderat për investime të panevojshme në kohë krize dhe i gjithë investimi të përqëndrohet për të ndihmuar qytetarët.
“Çmimi i energjisë në tregje dhe bursa është i paparashikueshëm. Nuk duhet të qahemi dhe mburremi sikur vetëm ne kemi liderë në Shqipëri që përballojmë kriza. Besoj se ndodhemi në një situatë kur vendimet duhet të ishin marrë që në shtatorin e vitit të kaluar.
Masa e fundit që merr qeveria është të bëjë tendera dhe koncesione. Të pezullohen pagesat abuzive të koncesioneve dhe të sigurohen kursime. Nuk e kemi luksin të paguajmë. Tenderat duhet të ishin pezulluar dhe çdo gjë duhet të kishte shkuar për ndihmën ndaj qytetarëve.
Sot miratohet një gjysmë paketë që nuk quhet paketë me 50 milion euro që është ndryshim rutinë i buxhetit. Këto janë shqetësime për krizën ekonomike. Këto duhet të jenë tema debate për këdo dhe i thërrasin qytetarët në protestë dhe kolegët në parlament për të ngritur zërin për këto abuzime të qeverisë’, deklaroi Tabaku, teksa shtoi se kjo paketë është tallje e radhës me qytetarët shqiptarë dhe se as lëmoshë nuk mund të quhet.
Tabaku bëri propozimet e saj për çështjen e energjisë elektrike: “-Ka politika qeveria për diversifikimin e energjisë dhe prodhimit të saj?! Nuk ka qeveria ende politika pasi kjo qeveri vetëm ankohet dhe nuk ofron zgjidhje
– Ka ndonjë plan qeveria për të vendosur një çmim tavan për blerjen e energjisë qoftë edhe duke bashkëpunuar me shtetet e tjera të rajonit?!
– Qeveria duhet të kishte vendosur një taksim ekstra për fitimet ekstra të kompanive të energjisë dhe naftës. Kjo duhet të rishpërndahej tek qytetarët dhe bizneset në nevojë siç po vepron Europa.
– Në Europë çmimet e energjisë luhaten duke parë edhe angazhimet dhe politikat ekonomike. Pra çmimet kanë qenë dhe 1000 euro/kilovat dhe sot kamë zbirutr në 400 kilovat. Duhet një plan I qarte se si do të operohet!”
/abcnews.al