Kriza e emigracionit, Letonia mbyll një nga dy pikat kufitare me Bjellorusinë

schedule15:06 - 19 Shtator, 2023

schedule 15:06 - 19 Shtator, 2023

Qeveria letoneze vendosi sot të mbyllë një nga dy pikat kufitare me Bjellorusinë, në përpjekje për të parandaluar imigracionin e paligjshëm.

Kreu i rojes kufitare të Letonisë tha se situata është më e tensionuara që nga viti 2021 për shkak të fluksit të madh të emigrantëve nga Bjellorusia.

Rojet kufitare kthyen 894 persona duke u përpjekur të kalonin kufirin në gjashtë ditët e fundit, dhe 1,773 persona u kthyen gjatë shtatorit, njoftoi agjencia letoneze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!