Autoritetet indiane kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për të ndihmuar vendin në luftën kundër Covid-19. Spitalet janë në kaos, dhe disa prej tyre po përballen me mungesa të pajisjeve mjekësore.
Delhi, aktualisht vendi më i prekur po përballet me një mungesë akute të furnizimeve me oksigjen dhe personelit mjekësor. Sisodia, zv/ ministri i vendit i ka kërkuar ndihmë Ministrisë së Drejtësisë por ende nuk ka marrë një përgjigje. Sipas tij Delhi ka nevojë për të paktën 1000 shtretër ICU.
India ka regjistruar 20,282,833 raste dhe 222,408 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al