Kriza e çmimeve ndikon në uljen e numrit të turistëve me 15%, Vathi: Shqiptarët zgjodhën të pushojnë me pak

schedule18:10 - 23 Gusht, 2022

schedule 18:10 - 23 Gusht, 2022

Nga Erblina Mile

Kriza e çmimeve ka ndikuar negativisht në numrin e turistëve duke sjellë rreth 15% më pak .Përfaqësues të shoqatës së tur-operatorëve theksojnë se vendi ynë ka arritur shifrat e para pandemisë në turizëm por  rritja e çmimeve ka dhënë efekte në frenimin e tyre. Sipas të dhënave të INSTAT në periudhën janar-qershor në Shqipëri kanë hyrë 2.5 milionë shtetas të huaj ku peshën kryesore e mbajnë shqiptarët e Kosovës.

Shqiptarët kanë gjetur një tjetër zgjidhje për të përballuar rritjen e çmimeve gjatë këtij viti. Ata kanë pushuar më pak.

Zonat më të preferuara nga turistët e huaj në Shqipëri mbeten Durrësi dhe jugu.

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar-qershor hyrjet e shtetasve të huaj kanë pasur një rritje prej gati 16,5% në krahasim me të njëjtën periudhë  të vitit 2019. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!