Kriza brenda Lëvizjes Vetëvenedosje

schedule15:04 - 17 Dhjetor, 2017

schedule 15:04 - 17 Dhjetor, 2017

Këshilli i Përgjitshëm i Levizjes Vetëvendosje sot ka votuar për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të partisë. Mediat kosovare raportojnë se ky vendim u miratua pa asnjë votë kundër. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm morën pjesë 133 delegatë të Vetëvendosjes. Ndërsa munguan kryetari aktual, Visar Ymeri, si dhe figura të tjera të rëndësishme të kësaj partie. Kjo mbledhje është kërkuar të bëhet pas përplasjeve të brendshme që po ndodhin aktualish në këtë parti. Ndërkohë, ish-lideri Albin Kurti, i cili ndodhet në burg, ishte i pranishëm në këtë mbledhje me anë të një letre. Ai thekson se në Lëvizjen Vetëvendosje është një rrumë që punon kundër tij. Gjithashtu theksoi se e ka falur Aida Dërgutin për ofendimin që i kishte bërë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!