Britania e Madhe e ka cilësuar dënimin me 25 vite të kritikut të Putinit të motivuar politikisht dhe ka thirur ambasadorin rus.
Kara-Murza u dënua me 25 vite burg të hënën pasi dënoi publikisht luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Vladimir Kara-Murza denoncoi me guxim pushtimin rus të Ukrainës për atë që ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së. Mungesa e angazhimit të Rusisë për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, përfshirë lirinë e shprehjes, është alarmante,” tha sekretari i jashtëm britanik James.
Kara-Murza u arrestua fillimisht një vit më parë, disa orë pas një interviste me CNN në të cilën ai kritikoi “regjimin e vrasësve” të presidentit rus Vladimir Putin.
Ai do të apelojë dënimin, tha avokati i tij për CNN të hënën.
/abcnews.al