Dyshohet se u helmua, kritiku i Putinit është aq rëndë sa s’mund të kurohet në Gjermani

schedule08:26 - 21 Gusht, 2020

schedule 08:26 - 21 Gusht, 2020

Lideri i opozitës ruse, njëherësh kritiku më i zellshëm i Vladimir Putin, Alexei Navalny mund të dërgohet me avion në Berlin për të marrë mjekim më të specializuar.

Navalny dyshohet se është helmuar, ndërsa prej orësh ai vijon të jetë i pavetëdijshëm, në gjendje kome.

Por mjeku kryesor në spitalin ku po mjekohet lideri i opozitës thotë se ai nuk është në gjendje për tu zhvendosur.

Zëdhënësi i Navalny e quajti vendimin e mjekut “një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”, shkruan abcnews.al.

Ai është në gjendje kome pasi u sëmur gjatë një fluturimi të enjten.

Ekipi i tij dyshon se diçka ishte futur në çajin e tij në një kafene aeroporti.

Spitali Charite i Berlinit është gati të trajtojë kritikun e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, tha Jaka Bizilj, drejtori i fondacionit “Cinema For Peace”.

Gjermania dhe Franca kanë thënë se duan të ndihmojnë për kurimin e tij. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha “ai mund të marrë nga ne të gjithë ndihmën mjekësore të nevojshme”.

Një zëdhënës i Putin kishte thënë të enjten se Kremlini do të ndihmojë në lëvizjen e Navalny jashtë vendit nëse është e nevojshme dhe i uroi atij “shërim të shpejtë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!