Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kritikoj ‘qeverinë’ e opozitës”, Salianji në Real Story: Po përballemi me të vërtetat në PD

schedule20:06 - 5 Shkurt, 2026

schedule 20:06 - 5 Shkurt, 2026

“PD po shkon drejt një përballje me të vërtetat”, kështu u shpreh në studion e Real Story i vetëpërjashtuari i partisë, siç e konsideron Berisha, Ervin Salianji.

Ndër të tjera Salianji tha se me lëvizjen e tij po kritikon qeverinë e opozitës, ata që marrin vendime për 100 mijë anëtarë apo 500 mijë votues

“Drejt asaj që duket, pra unë po them, po them të vërtetat. Drejt përballjes, nëse do të jetë kështu edhe është në fakt, që tani pra është një përballje me të vërtetat për ta thënë në një formë tjetër, se lidershipi, mbase njerëzit nuk e kuptojnë e thonë gjëra, por ç’është, se është ky termi që edhe ju besoj, jo vetëm e dëgjoni, po dhe përballeni, por studio dhe po bëni opozitë të opozitës. Opozitë jam unë, opozitë janë qindra mijëra demokratë, të cilët nuk mbajnë asgjë. Dhe opozita ka qeverinë e vet. Unë po kritikoj qeverinë e PD-së, ata që qeverisin dhe marrin vendime për 100 mijë anëtarë apo 500 mijë votues. Sepse qeveria e PD-së, që është lidershipi i Partisë Demokratike, po për qytetarët që ta kuptojnë, është qeveria e PD-së. Ata marrin vendime se cili është drejtimi që do të marrë, partia dhe opozita për vendimmarrje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë si fillim me interesin publik, sepse ky është interesi, apo vlera pse ekzistojnë partitë politike. Po së dyti, për ne që jemi anëtarë të partisë, është se si na çojnë drejt fitores apo jo. Dhe gjithçka që them unë nuk është në fakt ndonjë shpikje e madhe, këtë e thotë çdo demokrat nëpër tavolina,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se sulmoi ndaj tij e ka zanafillën ka një kafe e nisur në oborrin e partisë.



“Ajo që quhet si guxim i madh është që unë i po i evidentoj dhe po i them në publik dhe ndërkohë për të treguar, sepse gjithçka nisi nga një kafe, se aty filloi sulmi i qeverisë së Partisë Demokratike ndaj meje dhe atyre që ishin është që nuk dëgjojnë. Edhe thashë ore, po a jam vetëm unë apo ka dhe tjerë? Mesa duket, siç edhe ju i keni parë, janë mijëra demokratë që po bashkohen në çdo qytet, në çdo sallë, të cilët një pjesë janë të larguar, një pjesë po afrohen tani. Në Fier dje ishte një grup i rëndësishëm intelektualësh qytetit, doktorë, dentistë, avokatë, inxhinierë, që janë larguar nga Partia Demokratike, ose më saktë janë distancuar, sepse janë në Partinë Demokratike, por nuk bëjnë më jetë aktive. Dhe kështu është në çdo qytet dhe unë nuk do të bëj krahasimin, po themi, për mënyrën se si flasin apo se si shprehen. Demokratë janë edhe ata që janë në takime të z.Berisha”, shtoi Salianji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!