Ish-komandanti rus, Igor Girkin është dënuar për nxitje të ekstremizmit, pasi akuzoi Vladimir Putinin se nuk e ka ndjekur luftën në mënyrë efektive.
Gjykata në Moskë e dënoi Girkinin me katër vite, i cili publikisht ka pasur ide për kandidimin kundër presidentit në zgjedhjet e ardhshme.
Akuzat Girkin i mohon, ndërsa është parë si një tregues se sa larg mund të shkojë Kremlini ndaj të gjithë atyre që kritikojnë luftën në Ukrainë.
Girkin u mbajt në paraburgim në korrik pasi krijoi “klubin e patriotëve të zemëruar” me qëllimet e deklaruara për të shpëtuar Rusinë nga trazirat sistematike, dështimet ushtarake në Ukrainë dhe luftimet e elitës për të pasuar Putinin.