Lulzim Paci u bë viral në rrjete sociale pas disa videove që ndau në Tiktok duke kërcyer valle popullore. Menjëherë pas kësaj vërshuan një lum kritikash për mësuesin nga Vushtria. Ishte deputetja, Fjolla Ujkani, e cila kërkoi që të merren masa ndaj tij.
Mësuesi foli për këtë gjatë një interviste që dha dje për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku u shpreh se nuk ka bërë asgjë të gabuar. Në mbështetje të tij nisi një sfidë “Profachallenge”. Madje, Dafina Zeqiri realizoi dhe një video duke kërcyer me mësuesin.
Ndaj deputetes që e cilësoi të pahijshëm veprimin e mësuesit, ka reaguar dhe Klea Huta. “Moj Fjolla i bëj thirrje Vushtrisë të të heqin të drejtën e fjalës ty dhe të gjithë të prapambeturve si ty. Profesor je më i miri, uroj të të vijë në dorë mesazhi im.
/abcnews.al