Kritikoi luftën në Ukrainë, dënohet me 7 vite burg zyrtari rus

schedule20:14 - 8 Korrik, 2022

schedule 20:14 - 8 Korrik, 2022

Një këshilltar i qarkut të Moskës është dënuar me shtatë vjet burg për kritikimin e pushtimit rus të Ukrainës. Ai është i pari që dënohet me burg pasi u kundërshtua me ligjin e Moskës për “informacionet e rreme”.

Alexei Gorinov, anëtar i këshillit të qarkut Krasnoselsky, tha në një takim të këshillit në mars se Rusia po bënte një luftë kundër Ukrainës. Vërejtjet erdhën gjatë një diskutimi për vizatimin e një fëmije.

“Për çfarë konkursi vizatimi për fëmijë mund të flasim për Ditën e Fëmijëve… kur kemi fëmijë që vdesin çdo ditë?” ka thëë ai, ndërsa regjistrimi është publikuar në YouTube.

Ai u arrestua sipas nenit 207.3 të kodit penal, i miratuar menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt për të nxjerrë jashtë ligjit “përhapjen e qëllimshme të informacionit të rremë për ushtrinë ruse”, e përcaktuar si informacion që devijonte nga raportet zyrtare.

Mbështetësit e Gorinov postuan në kanalin e tyre Telegram një fotografi të këshilltarit, të prangosur në qelinë e të pandehurit prej xhami, duke mbajtur lart një pankartë ku shkruhej: “A ju duhet ende kjo luftë?” gjatë procedurës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!