Kritikat për zgjedhjet/ Vuçiç: Nuk pres që dikush nga jashtë të gjykojë vullnetin e popullit tim

schedule21:25 - 24 Janar, 2024

schedule 21:25 - 24 Janar, 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se për të janë të rëndësishme zgjedhjet e mbajtura më 17 Dhjetor dhe se nuk pret asnjë gjykim apo kritikë nga ndërkombëtarët në këtë drejtim.

“Nuk pres që dikush nga jashtë të më gjykojë për vullnetin e popullit tim. Këtu dallojmë, për mua rëndësi vendimtare është gjykimi i popullit tim dhe jo i fuqive të mëdha që duan të shkatërrojnë vendin tonë për arsye të ndryshme”, tha Vuçiç.

Shumë deputetë të PE-së kanë shprehur vërejtje dhe kritika të ashpëra për procesin zgjedhor në Serbi. Edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Serbisë që të hetojë parregullsitë e zgjedhjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!