Kritikat më futën në depresion, nuk isha unë modelja! Fotografia tregon detaje nga nudot artistike

schedule18:08 - 22 Shtator, 2020

schedule 18:08 - 22 Shtator, 2020

Ditën e sotme në emisionin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi u diskutua për raportin e femrave me fotografinë, vështirësinë që hasin jo vetëm në proçes pune, por edhe si të afërmit dhe familjarët e tyre e shohin këtë profesion.

Përveçse profesion, të fotografosh sipas Jonida Shkjau është ndjesi të cilën personat që fotografon duhet të ta percjellin.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti në lidhje me fotot nudo artistike të cilat ajo ka realizuar. Jonida tregoi se familjarët dhe të afërmit e kishin kritikuar duke mos i pranuar ato, e madje duke hamendusuar se në foto mund të ishte vetë ajo.

Të them të drejtën unë kam pasur shumë kritika, aq shumë sa ndonjëherë të bëjnë të futesh në depresion sikur po bën diçka negative. Ato që ndikojnë më keq janë ato të fisit. Në Shqipëri unë vë re këtë gjë; të afërmit nuk të suportojnë direkt”.

Ndiqni më shumë nga biseda e sotme, në videon e plotë në Youtube.