Frenkie De Jong ishte një nga goditjet më të mira të Barcelonës në merkaton e verës. Mesfushori i talentuar holandez e nisi shumë mirë sezonin me ekipin e ri, por në ndeshjet e fundit rendimenti i tij nuk ka qenë maksimal, njësoj si ai i ekipit katalnas.
Rreth kësaj çështje ka folur edhe Ruud Gullit. Në një prononcim për Voetbal Primeur, ish-mesfushori i famshëm komenton patriotin e tij dhe tregon se pret më shumë nga 22-vjeçari.
“Shumë njerëz po mendojnë se De Jong po luan shumë mirë, por unë kam dyshime të mëdha. Për mua ai nuk po paraqitet kaq mirë, duhet të japë më shumë nga vetja, e ka kapacitetin dhe aftësinë për ta bërë diçka të tillë. E njoh mirë, prandaj e them këtë gjë. Kam shumë besim te Frenkie“, thekson legjenda holandeze. /abcnews.al