Kritikat e Briseida Shehajt, Rama: Muhabet kot, si tek Pazari i Ri kur nuk ishte restauruar

schedule12:06 - 19 Janar, 2021

schedule 12:06 - 19 Janar, 2021

Në konferencën e sotme për mediat, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e ABC, Esiona Konomi për kritikat e Briseida Shehaj, ish-drejtorësh së tij të tatimeve, tashmë pranë LSI.

Kreu i qeverisë nuk pranoi të japë shumë komente, ndërkohë që edhe këtë herë përdori ironinë.

Esiona Konomi: Çfarë komenti keni mbi oponencën që po ju bën një prej ish-drejtoreshave tuaja më të rëndësishme të tatimeve, z. Briseida Shehaj?

Edi Rama: Për këtë pyetje s’kam përgjigje më duket muhabet për tek Pazari i Ri në kohën kur nuk ishte restauruar.

Lexo edhe:  Rama: Brenda katër vitesh çdo gjë në biznes do të jetë online, një shtet i tërë në kompjuter

Në konferencën me temë “Ekonomia në Fokus”, kryeministri Edi Rama e cilësi si të nevojshëm mandatin e tretë, pasi premtoi së në katër vitet e ardhshme gjithçka në biznes do të jetë online. Sipas tij ky proces fiskalizimi ka nisur tashmë në marrëdhëniet shtet-biznes, do të vijojë me biznes-biznes dhe më pas biznes-konsumator. g.v/abcnews.al