Kritika të ashpra për Trump pas shpalljes së Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit

schedule16:42 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 16:42 - 7 Dhjetor, 2017

Pas deklaratës së Trump për shpalljen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, të shumta kanë qënë kritikat ndërkombëtare nga aleatët e amerikanëve dhe lider të tjerë botërorë.

Deklarata e Trump për shpalljen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, ka krijuar ragime të shumta ndërkombëtare nga aleatët amerikane dhe lider të tjerë botërorë. Veprimi i Trump për ndryshimin e statusit të Jeruzalemit ka pozicionuar Shtete e Bashkuara të Amerikës përballë të gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Kryeministrja Brtiantike theksoi se ajo nuk e përkrahte veprimin e Trump, të cilin e cilëson aspak të dobishëm për paqen dhe sigurinë në rajon.
Presidenti Francez, flet për një vendim të mjerueshëm duke i ftuar të gjitha palët të qetësohen, theskon se Elizea në çdo rast nuk e meriton zgjedhjen e Shtëpisë së Bardhë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u distancua nga njohja e Trump të Jerusalmeit si kryeqytet i Izraelit. Qeveria gjermane nuk e mbështet këtë sjellje, sepse statusi i Jeruzalemit duhet të negociohet brenda kuadrit të zgjidhjes mes dy shteteve, shkroi të Tuiter zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.

Bashkimi Europian kërkon që Jeruzalemi të jetë kryqytet i të dy shteteve. Shefja e Bashkimit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë Federica Mogerini, ka nënvizuar se duhet të përmbushen aspiratat e të dyjave palëve dhe duhet të gjendet një rrugë përmes negociatave për të zgjidhur statusin e Jeruzalemit si kryeqytetin e ardhshëm të dy shteteve.
Ankaraja, u shpreh se vendimi i SHBA-ve minon paqen dhe stabilitentin. Ne dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të administratës amerikane për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, që do të ketë efekte negative në paqen dhe stabilitenin në rajon. Kështu shkruan në Tuiter, Ministri i Jashtëm Turk, duke botuar një shënim ku i kërkohet administratës amerikane të rishqyrtojë këtë vednim të gabuar.

Në një komunikatë për shtyp, Mbretëria e Arabisë Saudite tha se ky hap i ndërmarrë nga Trump ishte i pajustifikueshëm dhe i papërgjegjshëm. Përveç saj dhe një numër shtetesh Arabë aletaë të amerikanëve e kanë dënnuar veprimin e Trump.
Nuk është i këtij mendimi kreu i OKB-së, Antoni Guterres, i cili tha se ky është një moment ankthi i madh dhe se nuk ka opsion tjetër për paqen në rajon veç zgjidhjes dyshtetësore.
Ai që e ka përshëndetur ka qene Kryeministri Izraelit qe e ka cilësuaar vendimin e Trump një ditë historike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!