Kriteret për mbështetjen financiare, Krifca: Nuk kam parë fermerë shqiptarë që të derdhin qumështin

schedule19:20 - 9 Korrik, 2020

schedule 19:20 - 9 Korrik, 2020

Frida Krifca, drejtore e AZHBR në Ministrinë e Bujqësisë ditën e sotme në studion e “ABC News” foli për skemën kombëtare të mbështetjes për financim të drejtpërdrejtë për fermerët.

Krifca tha për gazetarin Endri Xhafo se vetëm këtë vit janë lidhur 33 kontrata për mekanikë bujqësore, pra një cilësi e shtuar që sipas saj nuk ekzistonte në Shqipëri.

Ajo sqaroi se fermerët nëse duhet të marrin këtë financim i cili i takon, duhet të plotësojnë dokumentacionin. Ata duhet të paguajnë sigurimet shoqërore brenda datës 17 dhe të matrikullojnë kafshët. Të tjerët sipas masave të mbjelljeve të bimëve medicinale, duhet të bëjnë projektin e mbjelljes, ta sjellin certifikatën e pronësisë apo AMTP.

Sa i përket çmimit të naftës ajo u shpreh se ende ka vend për përmirësim, ndërsa shtoi se është një shqetësim real i fermerëve shqiptarë.

Më tej ajo shtoi së është punuar me projekte për të mbështetur fermerët ndërsa theksoi se gjërat po ecin paralelisht dhe se nuk ka parë akoma fermerë shqiptarë që të derdhin qumështin

“VKM parashikon 743 milion lekë të aprovuara nga buxheti i shtetit që shkon drejt këtij programi. Para dy ditësh në akt normativ është shtuar ky buxhet me 400 milion të tjera sepse pamë që në aplikimi kemi pasur një kërkesë më të lartë. Aktualisht buxheti shkon në 1.1 miliard lekë, është skemë direkte. Financimet janë të ndryshme sipas masave.

Ne shohim si është kërkesa reale e fermerëve, se çfarë duan ata? I bëjmë një rezyme kësaj kërkese dhe i çojmë një propozim ministrit se çfarë nevojash ka për të mbështetur blegtorinë.

Ne duam të ulim importin e blegtorisë që vjen në Shqipëri. Duam të fuqizojmë blegtorët shqiptarë që janë pasuri kombëtare. Në 19 qershor është mbyllur aplikimi. Ne financojmë fermerët e formalizuar, nuk mund të financojmë fermerë që nuk ekzistojnë në regjistrat. 5 mijë blegtorë kanë aplikuar. Këta duhet të paguajnë sigurimet shoqërore dhe duhet të kenë të matrikulluar kafshën”, sqaroi ajo.

Pjesë nga biseda në studio:

Nëse një blegtor kërkon një financim direkt nga kjo skemë, çfarë duhet të kërkojë, të rrisë tufën e bagëtive, apo një financim për kokë të bagëtive që ka?

Krifca: Duhet të marrë një financim, i takon nga shteti.

Ne me aftësitë tona përpunuese do ta përballonim një shtim të prodhimit blegtoral?

Krifca: Shtimi i të imtave bëhet për mish, jo shumë për qumësht. Por edhe në përpunim nëpërmjet programit të parë kemi financuar fabrika përpunimi të lëndës së parë që supozojmë të na japë produkte finale. Gjërat po ecin paralelisht. Nuk ka parë akoma fermerë shqiptarë që të derdhin qumështin.

Qumështin nuk e derdh, por pataten apo qepë po?

Krifca: Unë ende nuk kam parë, do të doja që të ishim në këtë luksin, që fermerët ta derdhin qumështin.

Nuk është çështje luksi. Nëse nuk kemi raste të derdhjes së qumështit. Në Shqipëri kemi parë raste të derdhjes së perimeve për pamundësi në treg!

Krifca: Bujqësia shqiptare nuk ecën, vaj. Unë nuk kam ardhur këtu të propagandoj një realitet që nuk ekziston.

Fermerët nëse duhet të marrin këtë financim i cili i takon, të plotësojnë dokumentacionin. Të paguajnë sigurimet shoqërore brenda datës 17 dhe të matrikullojnë kafshët. Të tjerët sipas masave të mbjelljeve të bimëve medicinale, duhet të bëjnë projektin e mbjelljes, ta sjellin certifikatën e pronësisë apo AMTP (një regjistrim i tokës i cili nuk është akoma  apo AMTP (një regjistrim i tokës i cili nuk është akoma i certifikuar). Kompanitë e përpunimit blegtoral kanë nevojë akoma për lëndë të parë. Shteti nuk ndërhyn dot këtu sepse kjo është kërkesë ofertë.

Përse shteti nuk mund të ndërhyjë ?

Krifca: Sepse jemi ekonomi tregu.

Sa ka qenë fondi i skemës kombëtare vitin e kaluar ?

Krifca: Buxheti vjet ka qenë në të njëjtën nivel, por nuk ka pasur një shtesë prej 400 milion ekstra.

Po në 2018?

Krifca: Në vitin 2018 ka qenë 1.6 miliard lekë.

Sa ka qenë disbursimi, një vlerë krahasimore me përqindje?

Krifca: Për skemën kombëtare të mbështetjes, ne kriteret i kemi lehtësuar, në mbështetjen e drejtpërdrejtë.

Fondet kombëtare përthithen 100%, nuk ka asnjë problem. Sigurisht që fermerët do të japin përgjigje tjetër, që kriteret janë të vështira. Por tani ka më pak burokraci, mund të bësh aplikimin në telefonin tënd, nga krevati.

Në 2018 janë disbursuar fondet?

Krifca: Në 2018 kemi pasur një problematikë me investimet, por nuk kemi probleme me skemën ndërkombëtare.

Fondet Evropiane:

Krifca: Kishim një afat kohor për informimin e publikut.

Fondet deri në çfarë afati janë?

Krifca: Janë deri në 2023.  Ne deri tani kemi kontraktuar nga 94 milion euro, deri në 24 milion euro. Janë investime që kryhen brenda vitit 2020.

Kush përfiton?

Krifca: I vetmi detyrim është regjistrimi në QKB me një nipt.  Minimumi investimit që duhet të bëjnë është 10 mijë euro e sipër. Deri në përfundim të investimit duhet të jenë në përputhje me standardet e BE. Ne në momentin që kemi në dosje një vërtetim, të detajuar verifikojmë dhe dakordësohemi që është një investim me këto standarde.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!