Kristjan Asllani thur elozhe për Egnatian: Na vunë në vështirësi, mezi presim të fillojë kampionati

schedule10:07 - 14 Gusht, 2023

schedule 10:07 - 14 Gusht, 2023

Ylli i mesfushës së Interit dhe i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka folur për mikrofonat e “Inter TV” pas përfundimit të miqësores së djeshme kundër ekipit shqiptar, Egnatia, sfidë e cila përfundoi me rezultatin 4-2 për zikaltërit.

Asllani u aktivizua në minutën e 73-të të sfidës dhe në përfundim të saj, ka komentuar rezultatin dhe gjendjen e skuadrës para fillimit të sezonit.

Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë duhet rishikuar?

Egnatia na vuri pak në vështirësi, por synimi për të gjithë sonte ishte që të vendosnim minuta në këmbë. Tani të shohim si do të nisë kampionati, kanë mbetur edhe pak ditë dhe jemi mirë.

A e ndiqni vazhdimisht metodologjinë e trajnerit?

Sigurisht, trajneri ka qenë këtu për një kohë të gjatë, kështu që ne tashmë e dimë se çfarë kërkon prej nesh.  Duhet të vazhdojmë kështu.

A i jep pak më shumë vlerë paraqitjes ndeshja e sotme?

Po, ishte një ekip shumë fizik që ushtronte presion për çdo top. Ata filluan mirë, por ne ishim të mirë në rikthimin dhe jemi të lumtur.

A mund të bëni një bilanc të punës së bërë deri tani? A je i kënaqur?

Shumë të kënaqur me punën e ekipit, jemi shumë kompakt dhe është shumë e rëndësishme. Mezi presim të vijë e shtuna, duhet ta luajmë këtë lojë. E dimë se është shumë e rëndësishme për ne dhe duam të fillojmë në mënyrën e duhur.

Shumë mundim por shumë buzëqeshje, atmosfera është e mirë.

Po, është normale. Ne buzëqeshim kur e dimë se është e përshtatshme ta bëjmë këtë, por jemi gjithmonë të fokusuar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!