Kristina, këngëtarja e re pa komplekse: Do bëja kompromise për muzikën

schedule11:02 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 11:02 - 3 Dhjetor, 2020

Kristina Lufo është këngëtarja më e re në tregun muzikor shqiptar, e cila ka vetëm pak javë që ka lançuar videoklipin e saj të parë ‘Pa ty’.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo  foli për këtë projekt, duke theksuar mbështetjen e Bojken Lakos.

Kristina është shprehur se është e gatshme të përshtatet me shumë kompromise për muzikën, ndonëse shkollën po e vazhdon për regjizur.

“Bota e muzikës nuk është vetëm ajo që unë ndjej, por që do të përshtatem. Unë nuk i them jo asnjë rryme muzikore, madje as popullore.  Në Shqipëri më pëlqen Dafina Zeqiri. Tani reperet po bëjnë revolucion. Në klip jam shfaqur ashtu siç jam në përditëshmëri, në të njëjtën mënyrë.

Për tu futur në treg, nuk është se e kam menduar, po kompromise do bëja. Nuk mund të rri pa përmendur Boiken Lakon, i cili ma ka ngulitur në kokë që ‘shiko Kristina bëj atë që ndjen’”, tha ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!