Dritan Kristidhi, trajneri i portierëve të Luftëtarit, drejtoi gjirokastritet në takimin e sotëm me Luftëtarin. Në emisionin “Gol pas Goli” në Superport, ai konfirmoi që Neritan Novi do jetë trajner.
“Kemi luajtur portierë dhe e shohim fushën më mirë ne nga mbrapa. Ndoshta na ndihmon t’i vendosim lojtarët më mirë në fushë. Ne që drejtojmë e përjetojmë më tepër. Duam më shumë se kushdo tjetër të fitojmë. Ndaj duan ta nxjerrim Luftëtarin nga kjo situatë.
Nuk kemi folur me drejtuesit, pas të dielës. Këtë fitore e deshëm për anën psikologjike dhe për pikët, pasi Skënderbeu ishte ekipi më i afërt me ne dhe e lamë në vend. Ishte një fitore që na jep shpresë dhe na mban në lojë”, përfundon trajneri i Luftëtarit. /abcnews.al