Kristensen i “karikuar” para “Derbit të Kryeqytetit”: Duam fitoren në Kupë, nuk i trembemi askujt

schedule08:56 - 10 Janar, 2024

schedule 08:56 - 10 Janar, 2024

Pasditen e kësaj të mërkure, e më konkretisht, në orën 18:00, “Shqiponjat” e Lazio dhe “Verdhekuqtë” e Roma-s do të përballen në “Stadio Olimpico”, për përballjen e vlefshme për çerek-finalen e dytë, të Kupës së Italisë, ku përveç rëndësisë së kompeticionit kjo sfidë do të jetë edhe derbi i dytë i kryeqytetit, për këtë sezon.

Mbi këtë sfidë, për mediat italiane, disa fjalë i ka thënë edhe anësori i mbrojtjes, Rasmus Kristensen, i cili fillimisht foli për rëndësinë, që kjo fitore dhe turneu i Coppa d’Italia ka për skuadrën e tij e më tij ushtroi jo pak “presion” mbi kundërshtarin, ku u shpreh se Roma e tij nuk i trembet asnjë kundërshtari, në fushën e blertë.

“Kupa e Italisë është një turne që duam ta nderojmë dhe synojmë që të luajmë finalen në “Olimpico”. Mezi pres të luaj këtë ndeshje, sfida e fundit ishte intensive, por e përjetova nga pankina. Është shumë e rëndësishme që ne të fitojmë.

Unë nuk i frikësohem askujt, por respektoj forcën e kundërshtarit. Në përgjithësi duhet të tregojmë cilësitë tona për të fituar ndeshjen. Kundër Atalanta-s kishim shansin të fitonim, por ishte çështje detajesh, por tani ne jemi të fokusuar te Kupa e Italisë”,- u shpreh anësori i “Verdhekuqve”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!