Kristaq Mitro rrëfen të pathënat e “Nuses dhe Shtetrrethimit” si dhe batutat me çiftin Kadare

schedule16:18 - 10 Nëntor, 2019

schedule 16:18 - 10 Nëntor, 2019

Regjisori i njohur Kristaq Mitro në një intervistë për ABC News rrëfen detaje nga shesh xhirimi i 41 viteve më parë të filmit “ Nusja dhe shtetrrethimi”.  Gjatë kësaj interviste Mitro kujton edhe batutat  me çiftin  Kadare nga shtëpia e tyre .

” Nusja dhe shtetrrethimi”,  41 vite pas projektimit të parë u shfaq në Vienle duke u cilësuar si  një ndër filmat më të relizuar për periudhën e luftës. Filmi është realizur si bashkëpunim mes regjisorëve Ibrahim Muca dhe Kristaq Mitro. Shtëpia e Kadares , aty ku u ngjiz edhe skenari, për të ngjall jo pak emocione. Që prej asokohe nuk ka shkelur asnjëherë në këtë shtëpi, shprehet ai.

Regjisori i mirënjohur shprehet se që në fillim synohej krijimi i një filmi ndryshe, madje me ndihmën e miqve ai thotë se i’a dolëm që të mos censuroheshim shumë.

Gjithashtu regjisori kujton edhe batutat qe i lëshonte Ismail Kadare gjatë punës me skenarin në shtëpinë e çiftit Kadare. Ndërkohë ai shprehet se pritja e ngrohtë e filmit shqiptar në Vienale e ka befasuar. Kristaq Mitro thotë se ishin të vetëdijshëm se kemi bërë një film të mirë dhe nuk kishim shkelur vijën që nuk e lejonte koha, por gjithçka ndryshoj pas shfaqjes së dytë. Filmit i ndryshoi edhe fundi për të cilin regjisori shprehet se nuk e pëlqen.

Në një koment për Rajmonda Bulkun, Mitro thotë se përfshirja e saj nuk ishte rastësore.

Ishte viti 1991, filmi “Një vajzë dhe një djalë” , realizimi i filmit të fundit të Kristaq Mitros, por ai po mendon edhe rithimin, madje ai ka përzgjedhur edhe kastin dhe vendet e xhirimit. Rikthimin sërish në kinema e ëndërroj shprehet regjisori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!