TIRANË- Kryetari i PL-së, Ilir Meta, u pyet për bashkëpunimin politik me Sali Berishën gjatë konferencës për mediat. Edhe pse nuk dha një përgjigje të qartë, kreu i PL-së shtoi do jetë në aleancë me të gjitha faktorët, të cilët sipas tij luftojnë kundër kapjes së shtetit,
“Më duket se isha shumë i qartë. Kishim zgjedhjet e 14 majit, për ato zgjedhje u ndërtua një koalicion dhe një marrëveshje. Për atë që kemi firmosur kemi qëndruar dhe qëndrojmë, siç është edhe çështje e referendumeve, si pjesë e asaj marrëveshjeje. Jemi për bashkëpunim edhe në të ardhmen në interesin më të mirë të demokracisë dhe opozitarizmit dhe për të fuqizuar mirëkuptimin me gjithë faktorët opozitarë. Aleanca kundër kapjes së shteti është një aleancë që patjetër që do vazhdojë me të gjithë ata, të cilët janë në këtë linjë”, tha Meta në përgjigje të pyetjes së gazetares së ABC News, Erneta Shevroja./ abanews.al