Krisje me trajnerin Sarri, Igli Tares i del emri për dy klube të Bundesliga

schedule20:56 - 23 Mars, 2022

schedule 20:56 - 23 Mars, 2022

Igli Tare mund të largohet nga Lazio në verë, edhe pse kontrata i përfundon në verën e vitit 2023. Gjërat te ekipi italian nuk po shkojnë fort mirë.

Humbja në derbi kundër Romës, madje me rezultatin 3-0, ka bërë që të ketë sërish shumë fjalë, mediat në Itali bëjnë me dije se raporti i Tares dhe trajneri Sarri nuk është i mirë.

Presidenti Lotito duhet të zgjedhë njërin prej tyre, ndërkohë që Tare lidhet me klube të Bundesliga si Eintracht Frankfurt dhe RB Leipzig. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!