Krisje me Berishën? Meta: Nëse mendon se kam bërë shkelje t’i drejtohet “Kushtetueses” dhe Strasburgut

schedule22:06 - 6 Qershor, 2022

schedule 22:06 - 6 Qershor, 2022

Për Ilir Metën nuk ka asnjë krisje në marrëdhënien e tij me Sali Berishën. Ish-kryeministri ka shprehur hapur kritikat për procedurën e ndjekur nga Meta për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, duke i hapur rrugë zgjedhjes së tij si president.

Ndërkohë, që Berisha e ka cilësuar si anti-kushtetuese firmosjen e dekretit në Turqi, Meta thotë se nëse e mendon një gjë të tillë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe madje edhe Strasburgut.

Lexo edhe: Dekreti i Begajt, Meta i përgjigjet Berishës: E drejtë e tij të thotë ç’të dojë, zbatova Kushtetutën

“Berisha mbetet gjithmonë krijues, jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe në letërsi. Për mua nuk ka asnjë krisje dhe asnjë shqetësim në marrëdhëniet me të. Nëse ai mendon se kam shkelur Kushtetutën do bënte mirë t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane”, tha ai në Syri TV.

Lidhur me largimin e tij nga Presidenca, Meta thotë se 25 korrikun nuk e ndal askush. “Kush shqetësohet nga 25 korriku është në hallin e vet, por 25 korrikun nuk e ndal dot askush”, tha ai.

“Më 25 korrik nis një udhëtim të ri, më i freskët se kurrë. Angazhimi im në politikë do të jetë për të rivendosur demokracinë, kushtetutshmërinë dhe referendumet”, vazhdoi Meta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!