Krishtlindjet në spital për Pele, shëndeti i tij u përkeqësua

schedule22:44 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 22:44 - 21 Dhjetor, 2022

Pele do t’i kalojë Krishtlindjet në spital.

Legjenda 82-vjeçare e futbollit brazilian duket se mbetet në gjendje kritike, pavarësisht mesazheve qetësuese të ditëve të fundit.

Siç njoftoi spitali i Sao Paulo, gjendja shëndetësore e Peles duket se është ende në një gjendje kritike pasi kanceri në pankreas po përparon vazhdimisht, duke rezultuar në probleme me funksionin e zemrës.

Pele do të qëndrojë në spital nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor që po e trajton dhe vlerësohet se do të jetë i shtrirë në shtrat të paktën deri në Krishtlindje. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!