Krishtlindjet e para me fëmijën tuaj? Çfarë duhet pasur kujdes

schedule14:09 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 14:09 - 15 Dhjetor, 2021

Festat po vijnë, ndaj sigurohuni që të ndiqni ritmet e bebes tuaj në mënyrë që të gjithë të kalojnë bukur.

Në shtëpinë e gjyshes dhe gjyshit

Festës së Krishtlindjeve familjare të këtij viti në shtëpinë e gjyshërve do t’i shtohet edhe një anëtar dhe ky do të jetë fëmija juaj. Vetëm kini kujdes që të mos jetë ambient i ftohtë sepse foshnjat janë shumë të ndjeshme.

Ndiqni orarin e tij

Nëse foshnja juaj është në gjumë në vaktin e Krishtlindjes, nuk keni nevojë ta zgjoni dhe ta shqetësoni. Ndiqni rutinën e tij të përditshme, në fund të fundit sa më i vogël të jetë aq më shumë ka nevojë për programin e tij veçanërisht në gjumë.

Kush janë gjithë këta të huaj?

Sado që i duam disa të afërm, për fëmijën tonë që nuk i sheh shpesh, ata janë të huaj dhe mund të mos i duan. Në fund të fundit, fëmijët kanë frikë nga të huajt deri në moshën tre vjeç ose më shumë. Për ta qetësuar, mbajeni në krahë derisa të mësohet me të ftuarit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!