Krishtlindje në vitin 1999 në Kosovë, ushtarakja britanike poston fotot gjatë luftës

schedule16:38 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 16:38 - 24 Dhjetor, 2019

Ndërhyrja ndërkombëtare ushtarake ka qenë jetike për çlirimin e Kosovës nga Serbia gjatë luftës së vitit 1999.

Ushtarë të shumtë nga SHBA, Britania e Madhe e Gjermania ishin vendosur në Kosovë si pjesë e forcave ushatarake të NATO-s, për të bërë të mundur  çlirimin nga forcat serbe.

Një ushtareje britanike, pjesë e “Royal Air Force”, i kishte rastisur që Krishtlindjet e vitit 1999 ti priste në Kosovë.

 

Me sa duket një kujtim i tillë ka lenë mbresa te vetë ajo pasi është kujdesur që ta ndajë edhe në rrjete sociale, duke e treguar për mëngjesin e 24 dhjetorit të vitit 1999 që e kishte gjetur në bazën ushtarake të Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ajo e kujton me shumë nostalgji kohën përgjatë të cilës ka shërbyer në Kosovë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!