Për herë të parë që pas shkatërrimit të saj nga zjarri në prill të vitit 2019, katedralja ikonike “Notre-Dame de Paris” ka pritur besimtarët për meshën e Krishtlindjeve, duke organizuar ceremoninë tradicionale për festën e lindjes së Jezusit.
Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich, i cilu udhëhehoqi meshën, shprehu gëzim dhe mirënjohje për restaurimin e katedrales, duke e cilësuar atë si një “dhimbje të fshehur” që ka lënë vend për gëzimin e ribashkimit të besimtarëve me këtë vend të shenjtë. Kryepeshkopi I Parisit u lut për personat e prekur nga katastrofat natyrore dhe për miliona qytetarë të cilët po përballen me luftë në vendet e tyre si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Europën Lindore duke iu referuar Luftës Rusi – Ukrainë.
Mbi 2 mijë besimtarë ndoqën meshën e mesnatës ndërsa radhët e gjata vijonin jashtë objektit ikonik të kryeqytetit Francez.
Pas pesë vitesh restaurim, që ka kushtuar rreth 700 milionë euro, katedralja Notre Dame ne Paris u rihap në 7 dhjetor, duke tërhequr mijëra vizitorë dhe besimtarë.
Në meshën e Mesnatës kryepeshkopi Ulrich theksoi se këto Krishtlindje janë një mundësi për të shprehur dashurinë dhe bujarinë, ndërkohë që po shikohet me shpresë Viti i Shenjtë 2025 i Kishës Katolike.
/abcnews.al/