Krishtlindje kaotike në Hong Kong, policia përdor gaz lotsjellës kundër manifestuesve

schedule11:49 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 11:49 - 25 Dhjetor, 2019

Një Krishtlindje kaotike është parë në Hong Kong ku policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë me mijëra protestues, shumë prej të cilëve dëmtuan vitrinat e dyqaneve në një nga zonat turistike të vendit

Shumë prej manifestuesve mbanin maskat e drerëve të babagjyshit të Vitit të Ri duke hedhur çadra apo objekte të reja kundër agjentëve të policisë të cilët reaguan duke i qëlluar me shkopa gome.

Një agjent policie drejtoi armën kundër turmës, por nuk qëlloi. Në një situatë ku tensionet përshkallëzoheshin, policia u përpoq të largojë elementët e dhunshëm nga qendrat tregtare apo hotelet e luksit. Një mënyrë për të mbrojtur familjet me fëmijë që ishin të pranishëm në zonë për të parë dritat e Krishtlindjeve në lagjen turistike të Hong Kong-ut.

Në disa zona policia ka ndërhyrë me spraj me piper./abcnews.al