Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën. Ringjalljen e Krishtit, triumfin e jetës mbi vdekjen.
Qindra besimtarë në Tiranë të dielën e nisën në Katedralen e “Shën Palit” ku morën pjesë në meshën e shenjtë.
Mesazhi që vjen në këtë ditë të rëndësishme në kalendarin e krishterë është për më shumë paqe, e solidaritet mes njëri tjetrit.
Ndërsa në meshën solemne të mbrëmjes së të shtunës ku besimtarët pritën ngjalljen e Jezu Krishtit Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë Durrës apeloi për më shumë mirëkuptim në këto kohë sfiduese.
Këngët liturgjike e lutjet krijuan një moment reflektimi e shprese mes besimtarëve.
Pashka është një moment që bashkon familjet. Pas ceremonive besimtarët bashkohen në tryezën tradicionale duke ndarë më njëri tjetrin gëzimin e kësaj dite të veçantë.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!