“Krishti u ngjall”, mesha e besimtarëve ortodokse në Tiranë

schedule12:02 - 16 Prill, 2023

schedule 12:02 - 16 Prill, 2023

Besimtarët ortodokse kremtojnë pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit. Meshën e shenjtë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë e udhëhoqi kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Me qindra besimtarë mbushën katedralen, për të pritur ringjalljen e Krishtit.

Me dritën e shenjtë në duar, të cilën e mbajnë ndezur gjatë gjithë natës dhe e çojnë në shtëpi, besimtarët urojnë më shumë paqe dhe mbarësi.

Gëzuar, shëndet dhe gjithë të mirat. Lutemi që të kemi shëndet ne dhe të gjithë bota mbarë”, uron një besimtare.

Gezuar pashkët për të gjithë. Pashkët janë festë shumë të bukura, lutemi për ringjalljen e Krishtit, për fëmijë tanë”, uron një tjetër qytetare.

Pashka është festa më e rëndësishme e fesë së krishterë. Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon triumfin e së mirës mbi të keqen, e dashurisë mbi urrejtjen. Simbolet e pashkës janë veza e kuqe, buka e ëmbël dhe mishi i qingjit.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!