Kriset miqësia? Monika Lubonja i shpreh dashurinë, reagimi i Arjolës tregon gjithçka

schedule10:59 - 16 Shkurt, 2022

schedule 10:59 - 16 Shkurt, 2022

Ish konkurrentët e Big Brother VIP ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në Fun Club, duke komentuar lojën e finalistëve dhe ngjarjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme. Teksa po komentonte rrugëtimin në BB, Monika Lubonja shprehu dashurinë ndaj Arjolës, me të cilën ka pasur një raport të mirë brenda shtëpisë.

Të dua shumë,” iu drejtua ajo Arjolës. Por ajo që ra në sy ishte reagimi i ftohtë i kësaj të fundit. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë përplasje pas daljes nga shtëpia e BB por aktoret lanë të nënkuptojnë se marrëdhënia e tyre nuk është si më parë. Dje, Arjola është shfaqur e nervozuar ndërsa nuk kurseu dhe komentet e ashpra ndaj Donaldit.

@arjanitademi12 Arjola fallco paske qen#kosovo #bigbrotheralbaniavip #albania #shqip #tiktok #fyp #foryou #arjanitademi12 #viralfyp #fy #viralvideo #tiktokk #tiktokgallery #viral #foryoupage ♬ original sound – Arjanitademi

Ajo tha se Donaldi ka tentuar të bëjë heroin për të dalë mirë para publikut dhe se çdo gjë e ka bërë për sukses. “Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji.

Dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses.  Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.“, tha ajo. /abcnews.al