Pritej që marrëdhënia fantastike, mes Joshua Kimmich dhe ish-tenikut të “bavarezëve” të Bayern Muncih, Julian Nagelsmann të vazhdonte edhe te Kombëtarja germane, mirëpo nuk ka ndodhur kështu, teksa të dy gjermanët janë përplasur me njëri-tjetëri për një “shirit.”
Sipas raportimve më të fundit të prestigjiozes gjermane ‘BILD’, mosmarrëveshja mes tyre filloi pasi ish-trajneri i Bayern ia hoqi shiqritin e kapitenit, për të “garduar” në këtë pozicionin kampionin e trefishtë me Manchester City, Ilkay Gundogan, me 36-vjeçarin, që përfiton gjithashtu edhe nga mungesa e dy “veteranëve”, Manuel Neuer e Thomas Muller.
Tashmë, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të shohim se çfarë do të thotë vetë tekniku mbi këtë çështje, teksa në kohën kur Nagelsmann u shkarkua në mënyrë të befasishme nga Bayern Munich, Kimmich ishte ndër të paktit, që doli në krah të teknikut gjerman. /i.m /abcnews.al