Deklaratat e bërë në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”, pas largimit të trajnerit të portierëve të Bayern Munich, Toni Tapalovic nga Manuel Neuer, i cili u shfaq jo pak i revoltuar, ku “kërcënoi” dhe klubin me një largim lanë shije goxha “të hidhur” te klubi “bavarez” dhe tekniku Nagelsmann.
Për këtë arsye klubi ka marrë një vendim që ndoshta nuk do t’i pëlqejë aspak “gardianit” 36-vjeçar të portës së Bayern. Më konkretisht tekniku dhe vetë klubi kanë vendosur që shiriti i kapitenit, i cili mbahet nga Manuel Neuer kur ai është prezent në fushë, t’i kalojë “liderit” të mesfushës, Joshua Kimmich edhe kur 36-vjeçari të rikthehet në fushë.
Rikthimi i Neuer mund të vihet në “pikëpyetje”, pas deklaratave të tij dhe vendimit të klubit duket se krisja është shumë e madhe. Nga mediat gjermane sot u raportua gjithashtu dhe se “gjigandët” e Bundesliga po mbajnë nën vëzhgim një portier zëvendesues, me Sommer që tashmë mund të kthehet në “numrin 1” të Munich.
Më konkretisht bëhet fjalë për portierin e Empolit nga kampionati italian Serie A, Guglielmo Vicario, i cili sipas bordit të “të kuqve” është i duhur për të qenë zëvendësues i Sommer. /i.m /abcnews.al