Pak ditë pasi u njoftua se “Keeping Up With The Kardashians” do të përfundojë pas 14 vitesh, Kris Jenner ka folur rreth arsyes që çuan në marrjen e këtij vendimi. Familja Kardashian u bë e njohur falë këtij reality show, dhe tashmë konsiderohen si ndikuesit më të fuqishëm në botë.
64-vjeçarja ishte e ftuar në “On Air Me Ryan Seacrest”, ku dhe zbuloi arsyen që i detyroi ata t’i japin fund serialit pas 20 sezonesh. “Mendoj se numri 20 dikur tingëllonte mirë deri në vitin 2020. Numri 20 thjesht dukej si momenti i duhur që ne të marrim frymë dhe të qetësohemi pak… dhe të kuptojmë se cilët do të jenë hapat tanë të ardhshëm.”, është shprehur Kris.
Lajmin e bëri me dije vetë Kim Kardashian përmes një postimi në rrjete sociale, e cila teksa falenderoi të gjithë fansat për mbështetjen përgjatë këtyre viteve, tha se sezoni i fundit do të transmetohet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Pa ‘Keeping Up With The Kardashians’, nuk do të isha këtu ku jam sot. Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë që kanë shikuar dhe më kanë mbështetur mua dhe familjen time këto 14 vitet e fundit. Kjo shfaqje na bëri atë që jemi dhe unë do të jem gjithnjë mirënjohëse ndaj gjithsecilit që pati rol në formimin e karrierës dhe ndryshimin e jetës tonë përgjithmonë.“, tha ndër të tjera ylli televiziv. xh.d/abcnews.al